Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës me breshëri raketash

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, më 9 mars.

Autoritetet ukrainase thanë se për shkak të sulmeve, u plagosën njerëz dhe u dëmtuan ndërtesa banimi.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan për orë të tëra në të gjithë vendin, përfshi kryeqytetin e Kievit, ku edhe ndodhën shpërthime në dy zona perëndimore. Sistemet e mbrojtjes u aktivizuan në të gjithë vendin dhe nuk ishte e qartë se sa raketa goditën objektivat.

Në Ukrainën lindore, 15 raketa goditën Harkivin dhe rajonin periferik verilindor, duke goditur ndërtesat e banimit.

Guvernatori i rajonit jugor të Odesës, Maksym Marchenko, gjithashtu raportoi për sulme mbi objektet e energjisë dhe ndërtesat e banimit në këtë qytet.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhjas, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, ka humbur energjinë si rezultat i sulmeve me raketa, sipas operatorit shtetëror bërthamor, Energoatom.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko i cilësoi sulmet si “një tjetër sulm masiv barbar në infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, duke thënë se objektet në rajonet e Kievit, Mykolaivit, Harkivit, Zaporizhjas, Odesës, Dnipropetrovskut dhe Zhytomirit ishin shënjestruar.

Hekurudhat e Ukrainës raportuan ndërprerje të energjisë në zona të caktuara, me 15 trena të vonuar deri në një orë.

Autoritetet në kryeqytet thanë se 40% e banorëve të Kievit ishin pa ngrohje për shkak të ndërprerjeve emergjente të energjisë. Rusia ka goditur Ukrainën me sulme masive raketore që nga tetori i vitit të kaluar.

Fillimisht, breshëritë me raketa që kishin për cak infrastrukturën energjetike të vendit u zhvilluan çdo javë, duke zhytur qytete të tëra në errësirë, por u rralluan me kalimin e kohës, me komentuesit që spekulonin se Moska mund të jetë duke kursyer municione. Sulmi i fundit masiv, para këtij të datës 9 mars, u zhvillua më 16 shkurt./Rel


Top Channel

You may also like