“Rusia, sulme të reja në Ukrainë”/ Stoltenberg: Nuk ka shenja se Putin do paqe

by admin
Spread the love

Rusia po përgatitet për sulme të tjera në Ukrainë. Shefi I Natos, Jens Stoltenberg tha se Putin nuk po kërkon paqe.

Sipas tij nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë atëherë ekziston rreziku që agresioni të shtrihet edhe në shtete të tjera.

 “Nuk ka shenja se Putini po përgatitet për paqe. Në vend të kësaj, Kremlini po përgatitet për një luftë të gjatë dhe të ashpër. Putin e ka vënë ekonominë ruse në një bazë lufte. Ai po rrit prodhimin e armëve. Dhe ai po bëhet më i varur nga Kina, Irani dhe Koreja e Veriut për armë”, tha Stoltenberg.

Në konferencën e mbajtur për shtyp me kryeministrin sllovak Robert Fico, Stoltenberg theksoi se NATO do vazhdojë që ta ndihmojë Ukrainën pasi është e vetmja mënyrë që Rusia të tërhiqet.

“E vetmja mënyrë për të siguruar që Presidenti Putin të kuptojë se ai nuk po fiton në fushën e betejës është të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Sepse ju duhet të mbani mend atë që ai thotë, kjo është një luftë agresioni. Një komb Rusia pushton një komb tjetër në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare, por edhe në shkelje të hapur të një marrëveshjeje që Rusia nënshkroi në 1994 kur Ukraina pranoi të hiqte dorë nga të gjitha armët e saj bërthamore”, tha ai.

Stltenberg gjatë fjalës së tij njoftoi se NATO po shqyrton mundësitë për të rritur bashkëpunimin dhe me vendet arabe dhe veçanërisht me Arabinë Saudite për çështjen e sigurisë detare.


Top Channel

You may also like