Rusia pretendon fitoren në “referendumet” në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar procesi i votimit për katër të ashtuquajtura referendume në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia. Këto votime, Rusia mund t’i përdorë si bazë për të aneksuar më shumë territor. Zyrtarët e vendosur nga Moska në këto rajone, tani po kërkojnë mbështetje pothuajse totale midis atyre që morën pjesë në votimet e diskutueshme për bashkimin me Rusinë.

Sondazhet u denoncuan si një mashtrim nga qeveria e Ukrainës dhe aleatët e saj. Në mungesë të njohjes ndërkombëtare, procesi nuk monitorohej në mënyrë të pavarur. Votimet u mbajtën në rajonet lindore separatiste Donetsk dhe Luhansk.

Refugjatët e shpërndarë nëpër Rusi ishin gjithashtu në gjendje të votonin në dhjetëra qendra votimi, duke përfshirë në Krime, një gadishull jugor të Ukrainës i aneksuar nga Rusia në 2014. Rezultatet e pjesshme nga votimi atje treguan një shumicë të madhe në favor të bashkimit me Rusinë.

Deri 4 milionë njerëzve iu kërkua të votonin në rajonet e shkatërruara nga lufta, të cilat përbëjnë rreth 15% të territorit të Ukrainës.

Agjencitë e lajmeve të drejtuara nga administratat pro-Kremlinit në Donetsk dhe Luhansk po raportojnë se në këto zgjedhje, deri në 99.23% e njerëzve votuan në favor të bashkimit me Rusinë. Ka spekulime se Presidenti i Rusisë, Putin mund të shpallë aneksimin e 4 rajoneve në një fjalim në një seancë të përbashkët të parlamentetit rus të premten.

Sjellim në vëmendje se në muajin Mars të vitit 2014, ai njoftoi se Krimea i ishte bashkuar Rusisë vetëm disa ditë pasi një referendum i ngjashëm i panjohur u mbajt atje.

Nëse Rusia anekson katër rajonet, të cilat Moska nuk i kontrollon plotësisht, ajo mund ta çojë luftën në një nivel të ri dhe më të rrezikshëm, me Moskën që portretizon çdo përpjekje të Ukrainës për t’i rifituar ato si një sulm ndaj territorit të saj sovran.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për “shkelje brutale të statutit të OKB-së” duke u përpjekur të aneksojë territoret e kapura me forcë.

 

 

You may also like