Në një operacion të kryer të mërkurën, më 11 shtator, mbi Detin e Zi, forcat ukrainase rrëzuan një avion luftarak rus Su-30SM, njoftoi të enjten, më 13 shtator, Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (HUR).
Sipas raportit, Su-30SM, me vlerë rreth 50 milionë dollarë, u shkatërrua duke përdorur një sistem portativ të mbrojtjes ajrore.
Avioni që u rrëzua në det i përkiste Regjimentit të 43-të të Aviacionit Detar të Forcave të Armatosura Ruse, i cili ndodhet në aeroportin e qytetit Saka në Krimenë e pushtuar.
Humbja e këtij avioni shënon një nivel të ri të përshkallëzimit të konfliktit në Detin e Zi, veçanërisht pasi Rusia ka shtuar së fundmi operacionet e saj në këtë zonë.
Sipas HUR, ushtria ruse humbi kontaktin me ekuipazhin e avionit herët në mëngjesin e 11 shtatorit, pas së cilës ata filluan një operacion kërkim-shpëtimi duke përdorur aeroplanë An-26 dhe helikopterë Mi-8 dhe Ka-27.
BREAKING: Ukrainian Forces Shoot Down Russian SU-30 Over Black Sea
The GUR has released a video showing what they claim is the downing of a Russian Su-30 aircraft over the Black Sea, stating it was shot down “during an operation in the water area.” Russian military sources have… pic.twitter.com/zi5HvS8SL2
— OSINT Aggregator (@AggregateOsint) September 12, 2024
Gjatë atij operacioni, forcat ruse raportuan se gjetën një njollë karburanti avioni në det, 70 kilometra në veriperëndim të Kepit Tarkhankut, pas së cilës u pikasën mbetjet e avionit të shkatërruar Su-30SM.
Mediat e huaja shkruajnë se informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa HUR nuk ka publikuar detaje shtesë për vetë operacionin.
Në të njëjtën ditë, Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat e saj parandaluan me sukses një përpjekje ukrainase për të rimarrë pusin Krym-2 në Detin e Zi, por nuk ka asnjë provë që këto ngjarje janë të lidhura. /tesheshi.com/