Rusia drejt largimit nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

by admin
Spread the love

Rusia deklaroi se do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pas vitit 2024, për t’u fokusuar në ndërtimin e stacionit të saj hapësinor, raportoi “SkyNews” të martën.

Yuri Borisov, që u emërua së fundmi në krye të korporatës hapësinore ruse Roscosmos, tha gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin, se Rusia do t’i përmbushë detyrimet e saja ndaj partnerëve para se të largohet nga projekti.

Vendimi bëhet i ditur pas tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për luftën në Ukrainë.

Paraardhësi i Borisovit, Dmitry Rogozin, deklaroi në prill se Rusia do të ndërpresë bashkëpunimin në Stacionin Ndërkombëtar, si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore.

Sanksionet, sipas tij, u vendosën “për ta vrarë ekonominë ruse”, derisa tha se “u tentua që populli rus të gjunjëzohej”.

Pos tensioneve të shtuara, NASA dhe Roscomosi, u dakorduan në fillim të këtij muaji që astronautët të vazhdojnë të drejtojnë raketat hapësinore të njëra-tjetrës.

Rruga Press

Lexo lajme interesante

You may also like