Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike ndaj këtij shteti

by admin
Spread the love

Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë do të pezullohen duke nisur nga ora 01:00 me orën lokale (22:00 GMT) të shtunën.

Operatori finlandez
i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO po ndalonte furnizimet për
shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në
treg”.

Njoftimi vjen një
ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Finlanda blen vetëm
10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të
kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur
prodhimin në Finlandë.

Finlanda pret të
bëhet e vetë-mjaftueshme në energji elektrike në vitin 2023, shtoi kompania.

You may also like