Rusia dhe Ukraina, me shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga nisja luftës – Shqip

by admin
Spread the love

Rusia dhe Ukraina njoftuan të mërkurën një shkëmbim që përfshin qindra të burgosur nga të dyja palët, duke përfshirë ushtarë dhe oficerë, i ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i pari që nga gushti 2023 dhe më i madhi që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina ktheu 248 ushtarë pas një “procesi të ndërlikuar negocimi” të ndërmjetësuar nga Emiratet.

“Të gjithë personelit ushtarak rus të liruar i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se personeli do të transportohet në objektet mjekësore për trajtim dhe rehabilitim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në Telegram se Rusia ka kthyer 230 njerëz të saj, nga të cilët 213 janë ushtarë dhe rreshterë, si dhe gjithashtu disa civilë.

“U jam mirënjohës të gjithëve që arritën këtë rezultat. Ne kujtojmë çdo pjesëtar të kombit tonë. Dhe ne duhet t’i kthejmë të gjithë”, tha Zelensky.

Sipas Shtabit Koordinues të Ukrainës për trajtimin e të burgosurve të luftës, shkëmbimi i të burgosurve ishte më i madhi që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në shkurt 2022.

Shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Moskës dhe Kievit u zhvillua në gusht 2023, kur Rusia ktheu 22 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e 48-të të të burgosurve midis dy vendeve. /tesheshi.com/

 

You may also like