RUSI- Të ardhurat nga gazi dhe nafta në nivelin më të ulët në 14 muaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKE, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Të ardhurat e Rusisë nga energjia arritën në nivelin më të ulët në 14 muaj, duke rënë në 671.9 miliardë rubla në gusht (11 miliardë euro, -13% në korrik dhe -3.4% në 2021), me sanksionet perëndimore që ndjejnë efektet e tyre dhe pengojnë Moskën të përfitojë plotësisht nga rritja në çmime.

Shkaku i rënies, shpjegon Bloomberg, duke cituar të dhëna nga ministria Ruse e Financave, i atribuohet zbritjeve që Moska është e detyruar të aplikojë për naftën e shitur në tregjet aziatike, ku rrëmben naftën e papërpunuar që klientët e saj tradicionalë perëndimorë nuk e duan më.

Kësaj i shtohet edhe rënia e të ardhurave nga shitja e gazit, e shkaktuar nga shkurtimi i furnizimeve në Evropë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPRISHTINE- Novak: Kosova duhet të përkrahet për anëtarësim në BE

You may also like