RUSI – “Rosnef” paralajmëron rritje çmimi të naftës në Gjermani

by admin
Spread the love

MOSKË, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Kompania ruse e naftës “Rosneft” paralajmëroi sot se prodhimi i naftës në një rafineri në landin e Brandenburgut mund të ulet në manyrë dramatike për shkak të ndalimit të importeve të naftës nga Rusia.

“Nëse rafineria ‘PCK’ nuk vazhdon të furnizohet përmes naftësjellësit ‘Druzhba’, por përmes rrugëve të tjera, atëherë rafineria do të punojë me gjysmën e kapacitetit të saj”, deklaroi kompania më e madhe ruse mbrëmjen e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Një ulje e tillë e prodhimit do të çonte në humbje, që llogariten në më tepër se 300 milionë euro në vit dhe që do të kishin gjithashtu efekt goditës mbi pagimin e taksave.

Një rritje e mëtejshme e çmimeve të naftës dhe benzinës pritet gjithashtu të ndodhë në gjithë Gjermaninë, deklaroi kompania.

“Rosneft” bëri të ditur se po provonte të gjente rrugë të tjera furnizimi, por nënvizoi se nafta që sillet me cisterna në Rostok nga Shtetet e Bashkuara është 30% më e kushtueshme se nafta që vjen përmes naftësjellësit.

Bashkimi Europian vendosi ndalimin e importeve të naftës ruse që prej muajit maj, si pjesë e një sërë masash dhe sanksionesh të vendosura në përpjekje për ndalimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Përjashtime u bënë asokohe për vende si Hungaria dhe Sllovakia, që e kanë të pamundur ta përballojnë situatën pa naftën përmes naftësjellësit  “Druzhba”.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like