RUSI – Putini urdhëron shtetëzimin e centralit më të madh bërthamor në Zaporizhia

by admin
Spread the love

MOSKË, 5 tetor /ATSH-DPA/-Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë e tij të shtetëzojë centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, më i madhi në Evropë.

“Qeveria është udhëzuar të sigurojë që objektet për përdorimin e energjisë bërthamore në centralin bërthamor të Zaporizhias dhe pronat e tjera të nevojshme për funksionimin e tij të merren në pronësi të shtetit”, thuhet në dekret.

Moska fitoi kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhias në fillim të marsit, menjëherë pas fillimit të pushtimit, pasi Kremlini mori kontrollin e rajoneve të mëdha të Ukrainës jugore.

Që atëherë, centrali është sulmuar në mënyrë të përsëritur dhe është mbyllur disa herë për arsye sigurie, duke rritur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për dëmtimin e centralit dhe furnizimit me energji elektrike.

Kohët e fundit, Rusia aneksoi katër rajone të Ukrainës duke përfshirë rajonin e Zaporizhias, ku ndodhet centrali bërthamor, një veprim që shkel ligjin ndërkombëtar.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like