RUSI – Putin: Për pushtimin e Polonisë as që bëhet fjalë

by admin
Spread the love



MOSKË, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se një pushtim i vendeve të NATO-s të Polonisë dhe Letonisë është “absolutisht jashtë çdo diskutimi”.

Kur drejtuesi i intervistës, Tucker Carlson e pyeti nëse mund të imagjinonte një skenar në të cilin ai do të dërgonte trupa ruse në Poloni, Putin u përgjigj “vetëm në një rast, nëse Polonia sulmon Rusinë”.

“Ne nuk kemi asnjë interes në Poloni, Letoni apo askund tjetër. Pse duhet ta bëjmë këtë? Ne thjesht nuk kemi asnjë interes. Është kundër sensit të përbashkët të përfshihesh në një lloj lufte globale”, vazhdoi Putin.

Ai akuzoi shtetet e NATO-s për frikësimin e popullatës së tyre nën maskën e një “kërcënimi imagjinar rus”.

Carlson kishte zhvilluar intervistën me presidentin rus në Moskë të martën.

Intervista 127 minutëshe u publikua vonë në faqen e internetit të Carlson dhe platformën X, dikur Twitter./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAMF përgatit rregulloren për njohjen e fondeve të investimeve alternative nga vendet e BE-së


You may also like