RUSI – Putin: Nuk e përjashtojmë ripezullimin e marrëveshjes së eksportit të grurit në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKЁ, 2 nëntor /ATSH-DPA/-Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka përjashtuar mundësinë e pezullimit të marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas, në rast se Moska konstaton një shkelje nga Ukraina.

“Rusia ka të drejtë të tërhiqet nga këto marrëveshje në rast se garancitë shkelen nga Ukraina”, tha sot Putin në një videokonferencë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare në vend.

“Nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja, ajo është e përgatitur të lejojë dërgesat e grurit të destinuara për vendet më të varfra të kalojnë përmes korridorit të rënë dakord”, tha Putin.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se Rusia i kishte dhënë fund pezullimit të marrëveshjes së eksportit të grurit.

“Me ndihmën e ndërmjetësimit turk, Ukraina premtoi të mos përdorë korridorin detar për armiqësi kundër Rusisë”, tha ministria.

Marrëveshja për eksportin e grurit u pezullua nga Kremlini të shtunën pasi një anije që i përkiste Flotës së Detit të Zi u dëmtua nga një sulm ukrainas me dron.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like