RUSI – Putin: Një luftë totale me NATO-n nuk mund të përjashtohet

by admin
Spread the love

MOSKË, 18 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se një konflikt në shkallë të plotë me NATO-n nuk mund të përjashtohet.

Deklarata u bë në një konferencë shtypi në Moskë për të shënuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të shoqëruara me akuza për manipulim.

”Në rast të një konflikti të plotë me NATO-n, bota do të ishte vetëm një hap larg një lufte të tretë botërore”, citohet të ketë thënë Putin.

“Unë mendoj se nuk ka gjasa që dikush të jetë i interesuar për këtë”, theksoi ai.

Sipas Putin, ushtarë të shumtë nga vendet anëtare të NATO-s janë vendosur tashmë në Ukrainë.

“Ne tashmë e dimë këtë”, tha ai duke shtuar se frëngjishtja dhe anglishtja ishin dëgjuar tashmë në fushën e betejës.

“Kjo nuk është asgjë e mirë, veçanërisht për ta, sepse ata po vdesin atje në një numër të madh”, tha Putin, por pa e vërtetuar këtë pretendim.

Ukraina është mbrojtur kundër Rusisë me ndihmën perëndimore për më shumë se dy vjet.

Komisioni Zgjedhor i Rusisë tha se Putini fitoi një rezultat rekord prej pak më pak se 88% të votave, pasi u numëruan gati një e katërta e tyre.

Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në 2018, ai kishte fituar me 76,7% të votave.

Asnjë kandidat i vërtetë i opozitës nuk u lejua të kandidojë në votimin treditor./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like