RUSI – Putin: E pashmangshme arritja e një marrëveshjeje për Ukrainën

by admin
Spread the love

MOSKE, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Arritja e një marrëveshjeje për Ukrainën është e pashmangshme, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

”Perëndimi po nxit qëllimisht kaos duke përkeqësuar situatën ndërkombëtare”, tha Putin në një video-mesazh drejtuar një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS).

“Potencialisht konflikti në botë po rritet”, theksoi ai.

Ndërkohë, Rusia po kërcënon të ulë prodhimin e naftës nëse vendoset kufiri i çmimit dhe të mos ua shesë atë vendeve që e miratojnë atë.

Një takim mes diplomatëve amerikanë dhe rusë po zhvillohet në Stamboll.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov konfirmoi takimin në Stamboll midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nivelin e “shefave të departamenteve”.

Sipas Ryabkov, zyrtarët po diskutojnë çështje që përfshijnë “si funksionojnë misionet diplomatike të SHBA në Federatën Ruse dhe të Federatës Ruse në SHBA”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like