RUSI – Një projektligj i ri parashikon sekuestrimin e pronës për këdo që diskrediton ushtrinë

by admin
Spread the love

MOSKË, 22 janar /ATSH-AA/ – Deputetët rusë të hënën paraqitën një projektligj në Duma, Dhoma e Ulët e parlamentit të vendit, që parashikon sekuestrimin e pronave të atyre që diskreditojnë ushtrinë.

”Duma ka sjellë ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për konfiskimin e pronës për thirrje publike për aktivitete të drejtuara kundër sigurisë së shtetit, për diskreditimin e ushtrisë dhe një sërë nene të tjera”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Duma.

Deklarata vuri në dukje se projektligji ishte përpiluar nga deputetë të shumtë të parlamentit, duke përfshirë Vyacheslav Volodin, kreun e Dumës.

>

Më herët të shtunën, Volodin shkroi në Telegram se projektligji do të dorëzohej në Duma të hënën, duke thënë se do të lejohet konfiskimi i parave, sendeve me vlerë ose pasurive të tjera “të përdorura ose të destinuara për të financuar aktivitete kriminale” kundër sigurisë së Rusisë.

Ai shtoi se konfiskimi i pronës do të jetë i mundur në raste si “përhapja e informacionit të rremë” për Forcat e Armatosura Ruse, si dhe thirrjet publike për “aktivitete ekstremiste” dhe veprime që synojnë “shkeljen e integritetit të Rusisë” dhe diskreditimin e ushtrisë së saj.

”Kushdo që përpiqet të shkatërrojë Rusinë, të tradhtojë atë, duhet të vuajë një dënim të merituar dhe të kompensojë dëmin e shkaktuar vendit në kurriz të pronës së tij”, paralajmëroi ai./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like