RUSI – Navalnaya: Do të vazhdoj punën e nisur nga Alexei

by admin
Spread the love

MOSKË, 19 shkurt /ATSH/ – Yulia Navalnaya, bashkëshortja e opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, ka bërë një apel publik ku denoncon se ”bashkëshorti i saj u vra nga presidenti Vladimir Putin” dhe njofton se ”do të vazhdojë punën e bashkëshortit i cili vdiq në burg të premten e kaluar”, sipas corriere.it.

”Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Qëndroni pranë meje. Të ndajmë jo vetëm zinë dhe dhimbjen e pakufishme që na mbështjell, por edhe zemërimin tonë. Zemërim ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, thuhet në mesazhin e publikuar në Instagram.

Navalnaya gjithashtu vuri në dukje se ajo e di “saktësisht pse Putini vrau Alexein” dhe se ndihmësit e saj do ta bëjnë të ditur në të ardhmen e afërt.

E veja e kundërshtarit rus denoncoi vdekjen e të shoqit nga helmimi.

Ajo akuzoi autoritetet ruse se kanë fshehur trupin e tij, duke pritur që gjurmët e agjentit nervor të zhduken nga kufoma.

Yulia Navalnaya ishte sot në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-së.

Navalny ishte helmuar edhe më 20 gusht 2020 gjatë një udhëtimi në Siberi dhe mbështetësit e tij denoncuan përdorimin e Novichockut nga autoritetet ruse./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like