RUSI – Navalnaya: Bashkëshorti im u vra me Novichok

by admin
Spread the love



MOSKË, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Yulia Navalnaya, bashkëshortja e opozitarit të njohur rus, Alexei Navalny, në mënyrë indirekte deklaroi në një video-mesazh në rrjetet sociale se i shoqi i saj ishte eliminuar me anë të helmit Novichok.

“Ata gënjejnë keq dhe fshehin trupin e tij duke pritur që gjurmët e Novichok të zhduken”, shtoi ajo.

”Sigurisht që do të zbulojmë se kush saktësisht dhe në çfarë mënyre të saktë e ka kryer krimin, do të emërtojmë emrat dhe do të tregojmë fytyrat”, deklaroi Julia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny.

“Ata po presin kur do të zhduken gjurmët e një Noviçoku tjetër të Putinit”, theksoi Navalnaya e cila kritikoi refuzimin për t’ia dorëzuar trupin familjes./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCivici: Mbështetje financiare në rritje për agroturizmin


You may also like