RUSI – Moska: Trupat ruse fitojnë pozicione të favorshme në sulmet në Donetsk

by admin
Spread the love

MOSKË, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Trupat ruse kanë mposhtur luftëtarët ukrainas në Donetsk dhe kanë fituar pozicione të favorshme, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.

Megjithatë, drejtuesit ushtarakë ukrainas thanë se trupat e tyre kishin penguar ushtarët rusë të depërtonin në vijën e tyre të mbrojtjes.

“Trupat ruse shkatërruan grupet e sabotimit dhe zbulimit ukrainas dhe një kamp mercenarësh të huaj”, sipas zëdhënësit të Ministrisë, Igor Konashenkov.

Konashenkov konfirmoi gjithashtu se Rusia i kishte arritur qëllimet e saj në valën e sulmeve raketore të së premtes, duke ndaluar lëvizjen e armëve dhe municioneve, prodhimin në fabrikat e armëve të Ukrainës dhe çarmatosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

“Të gjitha objektet e shënjestruara u shkatërruan”, tha ai.

“Rusia lëshoi raketa nga bombarduesit ajror dhe nga pozicionet detare”, tha Konashenkov.

Ai tha se infrastruktura civile në terren ishte dëmtuar gjithashtu, nga ato që ai i quajti veprime joprofesionale, të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin ishte informuar të premten nga stafi komandues për planet e radhës sulmuese, që ai e quajti operacioni special ushtarak.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like