RUSI – Moska: Dërgimi i raketave me rreze të gjatë në Ukrainë do të kalonte ‘vijën e kuqe’

by admin
Spread the love

MOSKË, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kalojnë  “vijën e kuqe” nëse i ofrojnë Ukrainës raketa me rreze më të gjatë duke u bërë kështu palë në konflikt.

“Nëse Uashingtoni merr një vendim për dërgimin e raketave me rreze të gjatë në Kiev, ai do të kalojë “vijën e kuqe”, tha Zakharova.

“Në një rast të tillë, ne do të detyrohemi të reagojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi ajo, duke iu referuar mbrojtjes me të gjitha mjetet e mundshme.

Moska ka vendosur forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë dhe ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për zgjerimin e konfliktit aktual në një Luftë të Tretë Botërore, ndërsa Ukraina ka bërë thirrje për raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash, duke vënë në dukje se mund t’i përdorë ato për të goditur një urë të ndërtuar së fundmi që lidh Gadishullin e Krimesë në Rusi mbi ngushticën e Kerçit.

“Dërgimi i armëve të rënda në Ukrainë po e zvarrit konfliktin dhe po shkakton viktima civile”, tha Zakharova.

“Në veçanti, po çon në vijën e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s”, tha ajo, duke akuzuar NATO-n për pjesëmarrje efektive në krimet e luftës.//a.i./

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like