RUSI – Kryetari i parlamentit u kërkon deputetëve të shkojnë në luftë

by admin
Spread the love

MOSKË, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin ka ftuar deputetët e Dumës për të marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës pas urdhrit të presidentit Putin për mobilizim të pjesshëm.

“Ata që plotësojnë kriteret e një mobilizimi të pjesshëm duhet të ndihmojnë me pjesëmarrjen e tyre në operacionet speciale ushtarake”, njoftoi shefi i Dumës në kanalin e tij Telegram.

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në të cilin do të thirren 300 000 rezervistë me përvojë luftarake.

Kreu i parlamentit reagoi ndaj mendimit, jo të pazakontë në qarqet parlamentare, se ”thirrja e Putinit për mbrojtje kombëtare nuk vlen për ta”.

Në të njëjtën kohë, Volodin vlerësoi faktin se tashmë kishte deputetë të vendosur në rajonin e pushtuar Donbas të Ukrainës lindore.

”Ka ekspertë të NATO-s në Ukrainë, mercenarë nga vendet e NATO-s, teknologji të NATO-s, armë dhe municione. Janë 1 000 kilometra vijë fronti për t’u mbrojtur”, shtoi ai./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like