RUSI – Kremlini mohon raportet për thirrjen në detyrë të 1 milion ushtarëve rezervë

by admin
Spread the love

MOSKË, 22 shtator /ATSH-DPA/- Kremlini ka hedhur poshtë raportimet se qeveria ruse do të thërrasë në detyrë deri në 1 milion trupa rezervë pas vendimit të presidentit, Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm të vendit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se lajmi i gazetës “Novaya Gazeta” ishte një gënjeshtër.

Sipas “Novaya Gazeta”, e cila është ndaluar në Rusi, Putini i ka lënë dorë të lirë Ministrisë së Mbrojtjes për të mobilizuar deri në 1 milion ushtarë. Edhe pse kjo thuhej në pikën 7 të dekretit të Putinit, më vonë u klasifikua si “vetëm” për përdorim zyrtar”, thuhet në gazetë.

Gjithashtu, gazeta citoi në raportin e saj burime të zyrës presidenciale ruse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like