MOSKË, 20 korrik /ATSH-DPA/- Kompania shtetërore ruse e hekurudhave (RZhD) ka kundërshtuar sanksionet perëndimore të vendosura në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, duke i cilësuar ato si të padrejta.
RZhD i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tërheqë sanksionet e tij.
“Sanksionet e BE-së synojnë të kufizojnë aftësinë e RZhD për të përmbushur detyrat e saj humanitare si dhe diskriminojnë popullatën ruse,” tha kompania shtetërore ruse.
RZhD ishte një nga kompanitë e para që u vendos në listën e sanksioneve, me arsyetimin se trupat dhe pajisjet ushtarake transportoheshin me hekurudhë.
“Këshilli i Ministrave të BE-së i klasifikon trenat si mallra luksoze për qytetarët rusë”, tha RZhD.
“Në të kundërt, hekurudha ishte një mjet transporti miqësor ndaj mjedisit, veçanërisht për banorët më pak të pasur në Rusi, dhe se kjo masë po dëmton pensionistët, invalidët dhe familjet e mëdha. Ata gjithashtu shkelën parimet e konkurrencës së hapur”, sipas deklaratës.
Ndërsa liderët rusë i kanë kundërshtuar sanksionet perëndimore duke i quajtur ato si të paefektshme, RZhD tha se masat ndëshkuese po ndikojnë duke penguar financimin dhe modernizimin e hekurudhave ruse.//a.i/