RUSI – Kandidatit të opozitës, Nadezhdin i ndalohet të kandidojë për president

by admin
Spread the love

MOSKË, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar Boris Nadezhdin, një figurë liberale e opozitës dhe aktivist paqeje, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të marsit.

Komisioni zgjedhor i kryesuar nga Ella Pamfilova refuzoi kandidaturën e tij duke përmendur një numër të madh nënshkrimesh të pasakta nga mbështetësit.

Kjo do të thotë se, përveç presidentit rus, Vladimir Putin, në zgjedhje do të dalin edhe tre kandidatë të tjerë.

Por, besohet se ata nuk kanë asnjë shans për të mposhtur Putinin, i cili për herë të parë u bë president në vitin 2000.

Një tjetër mandat i plotë gjashtëvjeçar për të do të zgjaste kontrollin e tij në pushtet deri në vitet 2030.

60-vjeçari Nadezhdin, i konsideruar si shpresa më e mirë e opozitës, tha se ka në plan të apelojë vendimin e komisionit në Gjykatën e Lartë.

”Nuk jam dakord me vendimin e komisionit zgjedhor”, theksoi Nadezhdin./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like