RUSI – Erdogan në vizitë zyrtare për Sirinë, Ukrainën dhe eksportet e grurit

by admin
Spread the love

SOÇI, 5 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në qytetin bregdetar rus Soçi, për një vizitë zyrtare njëditore dhe për të zhvilluar bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas presidencës turke, Erdogan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe marrëdhëniet ruso-turke.

Dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve të dy vendeve.

Në takim pritet të trajtohet çështjet e tilla si kriza e Sirisë dhe lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, që tashmë është në muajin e saj të gjashtë, ndërkohë në agjendën e takimit janë edhe përpjekjet diplomatike turke për zhbllokimin e eksporteve të grurit të Ukrainës.

Erdogan dhe Putin do të vlerësojnë lidhjet dypalëshe të fokusuara kryesisht në ekonomi, tregti dhe energji.

Takimi midis presidentëve turk dhe rus do të jetë i dyti personal në më shumë se dy javë.

Për herë të fundit ata u takuan në Teheran, në korrik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakLirohen hapësirat publike në Sarandë

You may also like