RUSI – Bie shitja e makinave pas krizës ndërkombëtare financiare

by admin
Spread the love

MOSKË, 9 janar /ATSH-DPA/- Shitjet e makinave të reja në Rusi ranë me 59% në terma vjetore, në 626 300 njësi në vitin 2022, duke regjistruar nivelin më të ulët të shitjeve në dekadam raportoi sot agjencia e lajmeve “Interfax”.

“Të dhënat u botuan nga agjencia konsulente “Autostat”, e cila është e specializuar në tregun rus të makinave”, raportoi agjencia.

Pas tërheqjes së kompanive perëndimore të prodhimit të makinave, nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, shumica e automjeteve të shitura në tregun rus janë modele ruse ose kineze.

Kompanitë gjermane të makinave VW, BMW dhe Mercedes po operonin në vend, por mbyllën fabrikat e tyre pasi Moska filloi luftën. Fabrika e Mercedes në rajonin e Moskës u përurua në vitin 2019, një ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Në vitin 2008 u shitën gati 3 milionë automjete dhe në atë kohë u spekulua se Rusia do të zëvendësonte Gjermaninë si tregu më i rëndësishëm evropian i makinave.

Megjithatë, kriza ndërkombëtare financiare dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pasi aneksoi ilegalisht Krimenë, ngadalësuan shitjet e makinave.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like