“Rusët po na djegin bukën,” pamje tragjike nga fushat e grurit në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në mediat sociale janë duke u postuar foto nga fushat e grurit në Ukrainë të cilat ndodhen nën pushtetin e zjarrit. Sipas raportimeve të Euromaidan Press, zjarri është vënë nga forcat ruse.

Sipas ushtarakut ukrainas Ihor Lutsenko, “flaka ndonjëherë arrin një lartësi prej 5 metrash, një rrip qindra metra në gjerësi. Tymi i zi fluturon lart dhe përhapet në qiell për shumë kilometra.”

Kërcelli i thatë i grurit vihet në flakë “si shkrepëse” nga municionet ndezëse, shtoi ai. Kujtojmë se me nisjen e luftës në Ukrainë bota është përfshirë edhe nga një krizë e drithërave dhe ushqimeve të tjera. Kjo pasi një sasi e madhe gruri që ndodhet në Ukrainë ka mbetur e bllokuar nëpër depo për sa kohë që Rusia “patrullon” rrugët detare me anë të të cilave kryhet eksporti.  Tashmë duket se zjarri po i vihet edhe prodhimit të këtij viti duke e theksuar akoma më tej kështu krizën që ka prekur të gjithë botën.

Rruga Press

You may also like