Rukiqi del me udhëzues për zgjidhjen e çështjes së grevës

by admin
Spread the love

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka dalë me një udhëzues të përbërë prej pesë pikash për ta zgjidhur çështjen e grevës në arsim.

Sipas tij, dëmi i shkaktuar nga greva në arsim është i pariparueshëm, njofton Klan Kosova.

  1. BSPK thërret takimin e Këshillit Ekonomik Social me tri palët qe janë pjesë e Këshillit: Punëdhënësit, Punëtoret dhe Qeveria, përkatësisht ministritë që e përfaqësojnë Qeverinë në ketë Këshill, përfshirë Ministrinë e Financave. Këshilli Ekonomik Social, në bazë të legjislacionit në fuqi, është trup i dizajnuar për dialog social dhe ka fuqinë e dhënies së rekomandimeve për vendimmarrje në Qeveri, për çdo çështje që prek relacionet/ punëdhënës, punëtore dhe Qeveri;
  2. Negocimi dhe diskutimi për kushtet e ndërprerjes së grevës në Këshillin Ekonomik Social, e kënaqë kushtin dhe kërkesën e Kryeministrit, për të dialoguar vetëm me BSPK-në dhe jo me shoqata sindikale sektoriale dhe në anën tjetër e kënaqë kushtin e sindikatave, për takim përmbajtjesor me Qeverinë, për te negociuar, kushtet e ndërprerjes së grevës”.
  3. Për të siguruar transparencë, neutralitet dhe profesionalizëm, në diskutimin trepalësh, për ndërprerjen e grevës, Këshilli Ekonomik Social, mund të ftojë për asistence, organizata vendore dhe ndërkombëtare që e kanë përkrahur punën e Këshillit, para së gjithash, fondacionin gjerman FES dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës – ILO.
  4. Marrëveshja e negociuar në KES, dërgohet për aprovim në Qeveri dhe vendimet implementohen në afatin më të shpejtë të mundshëm.
  5. Sipas meje marrëveshja mund të duket kështu

– 50 euro shtesë deri në dhjetor:

– 100 euro shtesë janari deri në mars (të buxhetuara në buxhetin e vitit 2022)

– Në mars duhet të hyjë në fuqi Ligji i Pagave.

– Korrigjim të pagave në baza vjetore, të indeksuara sipas normës vjetore të inflacionit.

klankosova.tv

You may also like