Rugova: Të tilla fusha dhe kënde lojërash do të ndërtojmë gjithandej 

by admin
Spread the love

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, sot ka vizituar fushën sportive në Bardhosh.

Rugova së bashku me Donjeta Sahatçiun, u ndanë të kënaqur me atë çka është ndërtuar. 

“Në kuadër të ndërtimit të fushave sportive dhe këndeve të lojërave për komunitetin nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e Kryeqytetit, sot përuruam një të tillë në Bardhosh. 

Së bashku me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu dhe kolegë nga Drejtoria e Sportit kaluam momente shumë të mira me banorët e Bardhoshit. 

Të tilla fusha dhe kënde lojërash do të ndërtojmë gjithandej nëpër Prishtinë ku ato mungojnë.

Krijimi i infrastrukturës rekreative dhe sportive për të gjithë qytetarët është prioriteti ynë në këtë mandat”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

You may also like