Rudina Xhunga: Ky politikan e shkundi politikën shqiptare

by admin
Spread the love

Gazetarja Rudina Xhunga ka folur në lidhje me protestën e 8 janarit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ajo u shpreh se cikli i Berishës ka përfunduar ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për opozitë duke thënë se opozita para Edi Ramës ishte e pazëshme.

“Lëvizja e Berishës më ka krijuar një shkundje. Kishte një shkretëtirë politike në vend. Ne nuk mund të themi që Basha merr rrogën tek Rama, por opozita përballë Ramës ishte e pazëshme dhe zëri që i dha Berisha, patjetër krijoi një shkundje në jetën politike, por si gjithmonë Berisha gabon me masën.

Kjo nuk ishte zëri që kërkoi. Berisha nuk e njeh përmbajtjen. Ky vend ka nevojë për opozitë. Basha nuk e di të ardhmen politike”, tha ajo për “Top Talk”.

You may also like