Rudina Hajdari reagon e revoltuar për goditjen ndaj Berishës: Mua më djeg më shumë se të tjerët, ju tregoj arsyen pse

by admin
Spread the love

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u qëllua dje me grusht nga një i ri gjatë protestës së opozitës. Ajo u shpreh se gjithçka ishte një akt i turpshëm dhe barbar dhe se kjo ngjarje mund të kishte patur pasoja edhe më të rënda.

Biseda:

Pyetje: Ju jeni e bija e një demokrati, Azem Hajdari që humbi jetën në një ngjarje të tillë?

Rudina Hajdari: Dhuna në të gjitha format është e papranueshme. Mua më djeg më shumë se sa të tjerët, pasi e di shumë mirë se si mund të jetë pasojat më shumë se kaq. Vërtetë duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë, duke nisur nga kryeministri apo nga kryetarja e Kuvendit. Duhet të jemi etik dhe nuk duhet të inkurajojmë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk besoj se kjo ishte rastësi. Mendoj se mënyra se si agresori iu drejtua Berishës në turmë, me atë forcë, ishte e inskenuar. Nuk ishte diçka që e ka bërë nga vetja e tij. Ishte një moment që mua mu duk se ai ishte aty vetëm për atë synim. Isha pranë ngjarjes. I vetmi njeri që kishte interes për këtë ngjarje, ishte maxhoranca dhe Edi Rama. Samiti ishte një event i jashtëzakonshëm jo për Ramën, por për shqiptarët. Ka pasur shumë teori konspirative për këtë proteste nga pala tjetër. Ne se cënuam perimetrin e sigurisë, kjo tregon qartë qëllimin e protestës.

Pyetje: Ju gjendeshit pranë zotit Berisha, si e patë ngjarjen?

Rudina Hajdari: Kam qenë aty dhe i jam afruar pranë sapo ishte qëlluar. Ishte një situatë rrëqethëse, që mund të kishte pasur tensione më të mëdha. Ishte vetë Berisha që e qetësoi turmën. Ishte guximi i tij, qetësia e tij, fakti që eci përpara drejt foltores, në podium ku doli për t’i komunikuar protestuese se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ajo goditje e fortë mund të kishte tronditje fizike, por i mblodhi të gjitha forcat. Por mendoj se opozita mori kurajo totale nga ai, pasi ishte moment i vështirë për të gjithë. Të mendosh që këtë ngjarje e ka inskenuar Berisha, që të qëllojë veten e tij, është absurde. Në momentin kur u bë goditja isha në protestë kur doli ajo letër, vërtetim mjekësor, që agresori kishte të meta mendore. Mu duk totalisht një gjë e stisur. Që nga letra e ngjarjet më pas, nuk e kanë trajtuar këtë ngjarje me seriozitetin e duhur.

You may also like