Rudina Hajdari plas deklaratën e fortë: Lulzim Basha i shiste protestat rrugës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari tha mbrëmjen e sotme se protestat janë zgjedhja e vetme për të rrëzuar këtë regjim.

Ajo u shpreh në një intervistë në një intervistë televizive se mungesa e lidershipit, ka sjellë pasojat e veta në Partinë Demokratike. Sipas saj, Lulzim Basha i linte përgjysmë protestat dhe i shiste rrugës.

Rudina Hajdari: Opozita është në ecje e sipër. Pati një goditje të lidershipit, tani po mbledh forcat për të vijuar rrugën. Mungesa e lidershipit pati pasojat e veta. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk ka masa për të lehtësuar barrën. Ato që janë dhënë deri më sot janë qesharake. Unë parashikoj një dimër të vështirë për shqiptarët. Opozita të kthehet për një mburojë për qytetarët. Duhet ti ftojmë në shesh. Kushdo që ka dëshirë të ndryshojë situatën të bashkohet me ne dhe patjetër që një nga alternativat është protesta. Ka një problem të thellë në qeverinë tonë që është e lidhur me korrupsionin. Protestat kanë efektet e tyre jo protestat e Bashës që i linte në gjysmë. Të mos ketë pazare. Të sigurohemi që ai që të na përfaqësojë të mos na shesë rrugës.

Më tej Hajdari tha se qytetarët shqiptarë ia kanë parë fytyren kësaj qeverie, si dhe shton faktin që tashmë me një lidership tjetër, mund të vijnë në pushtet.

Rudina Hajdari: Qytetarët shqiptarë ia kanë parë fytyrën kësaj qeverie e cila ndihmon kriminelët dhe oligarkët. Opozita e hoqi një lidership të dobët dhe është në hapat e një lidershipi që ka treguar se mund ta sjellë në pushtet.

You may also like