Rubin Zemon: Maqedonia e Veriut duhet të pranojë iniciativën e re të presidentit francez Makron

by admin
Spread the love




Profesori Universitar, Rubin Zemon në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se BE është në krizë me vite të tërë. Sipas tij ka krizë kulturologjike dhe juridiko- kushtetuese, ndërsa krizë më të madhe u shkaktua me Brexit, pra me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Sa i përket strategjisë së re për Union Gjeostrategjik Evropian të promovuar nga presidenti i Francës, Makron, profesori u shpreh se shumë seriozisht është duke u menduar lidhur me këtë strategji. Sipas tij vendi ynë nuk duhet ta refuzojë këtë propozim.
“Atje ku dëshirojmë të shkojmë, që nga pavarësia e vendit, po shohim se kemi gropë. Vet BE ka gropa brenda saj. BE vet duhet të konsolidohet brenda, ju kujtohet kur Makron vet thoshte në vitin 2019 se BE vet duhet të konsolidohet njëherë brenda”, tha Zemon në TV SHENJA.
Sipas tij shumica e anëtarëve të BE-së janë që Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE.
Ai shtoi se përfshirja e Maqedonisë së Veriut në iniciativa të tilla,do të përshpejtojnë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.


You may also like