Rrushja debaton me Efin dhe shkak u bë një foto me Mevlanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rrushja ka zbuluar se nuk ka qenë pjesë e programit për shkak të problemeve shëndetësore.

Megjithatë, sapo u rikthye, u transmetua takimi i saj me Mevlanin, që sërish nuk shkoi mirë.

Teksa priste Mevlanin në takim, Rrushja është nevrikosur keq. Ndonëse Mevlani u përpoq ta justifikonte duke thënë se “nuk do të linte nënën rrugëve” pasi e kishte cuar për të bërë disa analiza mjekësore.

Ndërsa Rrushja i përmendi më pas se kishte publikuar fotografi me Efin ndërsa ishte në takim me të dhe u shpreh se kjo tregon mungesë respekti.

“Puna është që pate kohë të hysh edhe live në Instagram, edhe të nxjerrësh foto me Efin duke ditur që ke takim me mua”, tha ajo.

Diskutimi vazhdoi edhe në studio, ku Rrushja debatoi me Efin. Sipas kësaj të fundit, ishte dita kur transmetohej takimi, ndaj s’kishte asgjë për tu marrë kaq keq.

Nga ana tjetër, Mevlani i kërkoi falje, por këmbënguli se foton me Efin, duhet ta “bënin kartolinë”.

Në takim, Rrushja tha se nuk mund të pranojë që çdo herë Mevlani ta mbyllë me një “Më fal”. Madje ajo shprehu se takimi ishte i mërzitshëm.


You may also like