Rrugëtimi drejt gazetarisë| Adriatik Kelmendi tregon si ishte plaçkitur me revole gjatë studimeve në Tiranë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rrugëtimin e tij prej gazetari, drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, bëri të ditur se çuditërisht e nisi pas një ngjarjeje të cilën si student, asnjëherë s’e kishte menduar t’i ndodhte.

Kjo meqë, ky synim, ishte përcjellur me një plaçkitje, në banesën në të cilën po banonte në Tiranë me kolegët e tij, kur gjatë viteve ’96-’97 kishte nisur studimet për gazetari, përcjell klankosova.tv.

”Kam studiuar në ’96-’97, për gazetari në Universitetin Publik të Tiranës…dhe shpëtuam gjallë, se hynën të na plaçkisin në apartament, ku ishim unë dhe Ilir Ibrahimin, që prej atëherë njihem me të”.

”Ai kishte ardhë nga Zvicra për të studiu në Shqipëri në Tiranë, për të studiu gazetari dhe unë ende sot e asaj dite, e nguci i them: Duke pasë gjithë ato universitete në Zvicër, çohesh e vjen në Tiranë, gati me e lanë kryet aty”, dha Kelmendi rrëfimin e tij në intervistën për Berat Buzhalën.

”Ishte Ora Policore, ne menduam që po vjen dikush prej kolegëve ka mbetë rrugëve. Ishte edhe pesë minuta në 21.oo. Ka qenë qershori i ’97-ës, na kanë hy natyrisht me revole, pas qafe. E para: Ku e keni armën? Atëherë, të gjithë ia kishin marrë inat, [Sali] Berishës, dhe na thoshin: Ju nga Kosova, ju të gjithë jeni berishianë!”.

”Thoshim: Ne studenta, nuk përzihemi në politikë. ”Ku e keni revolen, ku i keni paret?”, ashtu’’. Edhe dikur e mbyllën derën, e na lanë, na e vun nga një maicë që murën aty, edhe na lidhën. E murën edhe gajtanin e fshisës së rrymës, na lanë të lidhun, pastaj të nesërmen vetëm e kemi lëshu banesën, dhe jemi kthy. Dolëm në Ulqin, ka ardhë me na marrë një i njohur, se na morën edhe pasaportat e të gjitha. Më nuk jam kthy në Tiranë në përgjithësi një kohë kam pritu me u kthy deri disa vite pas luftës”.

”Por, unë paralelisht e kisha regjistruar Letërsinë në Universitetin e Prishtinës. I falënderoj shumë ata që kanë hy me na plaçkit në Tiranë, sepse shpesh e mendoj se si kish qenë edhe rrjedha e karrierës time sikur edhe unë të rrisha në Tiranë, së paku edhe luftën ta kaloja atje”.

”E zura hapin me studime në Kosovë, fillova të punoj në profesion, dhe shkoi gjithçka në rregull”.

You may also like