Rruga e Kombit po monitorohet përmes makinave inteligjente, shkelësit më të shpeshtë kosovarët

by admin
Spread the love

Policia Rrugore në Shqipëri ka gjobitur me qindra shoferë vetëm në 24 orë monitorim në Rrugën e Kombit.

Përveç 331 gjobave, 100 drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimin për tejkalim shpejtësie.

Rruga e Kombit është monitoruar përmes makinave inteligjente, radarit automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje.

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, Gramoz Dafku, thotë se shkelësit më të shpeshtë janë automjetet me targa të Kosovës.

Dafku ka theksuar se po bashkëpunohet me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.

You may also like