Rrufeja godet për vdekje biznesmenin e famshëm në Itali

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një rrufe goditi për vdekje dy persona që po ecnin me biçiklete në një zonë malore të Italisë.

Njëri prej dy viktimave ishte drejtuesi i një biznesi të madh në Itali të panetoneve Baloco.

Ai ishte 56 vjeç, pronar dhe CEO i kompanisë së njohur të ëmbëlsirave qe u themelua nga gjyshi i tij në vitin 1927.

Një automobilist ka identifikuar trupat e tyre dhe për momentin nuk përjashtohet mundësia që dy çiklistët të jenë goditur nga rrufeja.

Alarmi ra në orën 14:00 dhe trupat e shpëtimit malor dhe helikopteri  shkuan në zonë pavarësisht stuhisë së fortë.

Ekipi shëndetësor ka nisur manovrat e reanimacionit, por çdo përpjekje ka qenë e kotë dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy çiklistëve.

ndërkohë që autoritetet po hetojnë për rastin.

Pak më shumë se një muaj më parë kishte vdekur babai i Albertos, Aldo Balocco, i cili, duke filluar nga pastiçeri Fossano, kishte mundur të ndërtonte një gjigant në sektorin e panetones dhe biskotave. Kompania e famshme për “Bajamet” iu la djemve Alberto dhe Alessandra dhe sot ka një xhiro prej rreth 200 milionë euro në vit.


Top Channel

You may also like