Rritje temperaturash, si parashikohet moti ditën e sotme

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zonat përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqe të vranësirave kalimtare.

Në orët në vijim parashikohet që vranësirat e pakta të përfshijnë dhe një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, por jugu i vendit tonë pritet të jetë me kthjellime edhe gjatë pasdites.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 1°C ndërsa mesdita deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./Opinion.al

You may also like