Rritje më e madhe e të saposëmurëve me Covid-19, te të rinjtë prej 20 deri 29 vjet

by admin
Spread the love

Pasi disa ditë shënohej tendencë e rënies, dje ishte shënuar përsëri rritje e të sëmurëve nga Kovid-19. Ishin regjistruar 593 raste të reja, nga gjithsej 3.391 teste të bëra, me çka përsëri më shumë të sëmurë ka në Shkup. Javën e kaluar rritje më të madhe të të saposëmurëve ka pasur te popullata prej 29 deri 29 vjet.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se pas Shkupit, më së shumti infektime dje u regjistruan në Kumanovë dhe Prilep 39, Manastir 38, Kavadar 25, Koçani 22, Kriva Pallanka 21, Tetovë 20, Shtip 15, Kërçovë 10, Negotinë dhe Probishtip 8. U regjistruan 415 pacientë të shëruar dhe 10 pacientë humbën jetën.

Më së shumti raste në periudhën 25-31 tetor ka pasur të moshës 20-29 vjet ose 11.4% më shumë se java e kaluar.

You may also like