Rritja e rasteve të Covid mund të mbyllë të gjitha bizneset por jo kazinotë, qyteti kinez habit me vendimet e marra

by admin
Spread the love

Qendra më e madhe në botë e lojërave të fatit, Macao nisi ditën e dytë të testimit masiv COVID-19, pasi u zbuluan dhjetëra raste të shtuara gjatë fundjavës.

Kjo situatë solli mbylljen e shumë bizneseve, por e kundërta ka ndodhur me kazinotë që mbeten të hapura.

Testimi i afro 600,000 banorëve të qytetit Kinez pritet të përfundojë të martën, ndërsa po ndiqet një regjim i rreptë për të mos pasur sërish infektime masive.

Pavarësisht se pas tetë muajve me asnjë infektim, kjo e hënë ka shënuar një rritje të rasteve të prekura me Covid nga kazinotë.

Sipas CNN, zyrtarët e qytetit kanë filluar mbylljen e shkollave, atraksioneve turistike, objekteve kulturore dhe të gjitha bizneset jo thelbësore, ndërsa restorantet janë urdhëruar të pezullojnë shërbimet.

Kazinotë janë lejuar të qëndrojnë të hapura, megjithatë analistët thonë se rritja e rasteve mund të mos i mbajë për shumë kohë hapur.

Këto kufizime kanë kërcënuar ekonominë e Makaos, e cila varet nga miliona vizitorë që vijnë nga vende të ndryshme.

Fakti që ky qytet mbështet ekonominë tek kazinotë, ka bërë që qeveria t’i mbajë hapur deri në një vendim të dytë.


Top Channel

You may also like