Rritja e moshës së daljes në pension, Macron i mbijeton mocionit të mosbesimit

by admin
Spread the love

Qeveria e Emmanuel Macron-it i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të hënën. Qeverisë së Macron iu desh të votëbesohej pasi Dhoma e Ulët kaloi një projektligj për të ndryshuar sistemin e pensioneve në vend.

Lëvizja, e cila pasoi javë të tëra protestash kundër rregullimit të pensioneve, shkaktoi tre net trazirash dhe demonstratash në Paris dhe në të gjithë vendin, duke kujtuar protestat e Jelekëve të Verdhë që shpërthyen në fund të vitit 2018 për çmimet e larta të karburantit.

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga një grup i vogël i qendrës dhe i mbështetur nga një koalicion të majtësh mori 278 vota, nga 287 që duheshin në total për të kaluar.

Një tjetër mocion për iniciativën pritet të marrë më pak mbështetje nga grupe të tjera të ligjvënësve francezë. Nëse të dy mocionet dështojnë, projektligji do të cilësohet i kaluar.

Kujtojmë se Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi përdorimin e kompetencave të veçanta kushtetuese për ta kaluar projektligjin që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64, pa u dhënë mundësi ligjvënësve që ta votonin.

Një aleancë e gjerë e sindikatave kryesore të Francës ka thënë se do të vazhdojë të mobilizohet në përpjekje për të detyruar një kthesë të këtyre ndryshimeve. Një ditë e veprimit industrial mbarëkombëtar është planifikuar për të enjten.

 

You may also like