Rritja e çmimeve, shpërthen Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Po i godasin qëllimisht

by admin
Spread the love

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish për rritjen e çmimit të bukës. Ai ka publikuar një foto nga një fushë me grurë në Tërbuf, krahas së cilës shkruan se “karteli i importuesve të grurit, prodhimit dhe tregetimit të miellit, në mënyrë të koordinuar e të dhunshme, grumbullojnë grurin e këtij viti me vetëm 33 l/kg”.

Sipas tij, pas “kartelit të grurit” është aktivizuar edhe “karteli i plehrave kimike”, duke rritur në mënyrë të koordinuar çmimet dhe duke dekurajuar fermerët.

Reagimi i Braçes:

“Kështu ndodh kur farerat, plehrat, importi i grurit, GRUMBULLIMI I GRURIT, prodhimit të miellit, tregëtimit të miellit për bukë, dominohen nga një ndërmarrje e vetme, nga një oligark në një treg ku sjellja e koordinuar është terësisht e hetuar, analizuar, provuar, gjykuar”, denoncon socialisti.

You may also like