Rritet vlera e mbështetjes së sportistëve për përgatitje

by admin
Spread the love

Ndër vendimet e shumta të marra në mbledhjen e fundit të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, është edhe ai i rritjes së mbështetjes së përgatitjeve të sportistëve.

Kështu, nga 100 euro për një ditë të heqjes së shpenzimeve për përgatitje, mbështetja është rritur në 150 euro në ditë dhe do të hyjë në fuqi prej janarit të vitit të ardhshëm.

Në këtë mbështetje, krahas sportistit, do të hyjnë edhe shpenzimet e trajnerit.

Gjatë vitit 2023, KOK do të dërgojë në përgatitje sportistët para garave ndërkombëtare si: Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Friuli-Venezia-Giulia 2023” (Itali), Lojërat Evropiane “Krakovia dhe Malopolska 2023” (Ploni), Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) Maribor 2023 (Slloveni) dhe Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023” (Greqi).

Të parët që do të përfitojnë nga kjo rritje e mbështetjes do të jenë skitarët, që në janar do të përgatiten para pjesëmarrjes në EYOF-in Dimëror.

You may also like