Rritet sërish çmimi i Bitcoin, ja sa kushton tani – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

12:34 | 24 Dhjetor 2021

Kriptomonethat janë bërë trend botëror ku në secilin vend janë të përdoruara.

Vlera e Bitcoin gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të madhe ku tani vlera e 1 Bitcoinit është 51 mijë e 244 dollarë amerikan, shkruan lajmi.net.

Është kjo një rritje e madhe e vlerës së Bitcoin, pasi vetëm 5 ditë më parë më 20 dhjetor vlera e tij ishte rreth 46 mijë dollarë apo 10% më pak.

Pothuajse gjatë tërë muajit të dhjetorit vlera e Bitcoin shkonte duke u ulur, por tani ka filluar të ngritet sërish.

Kujtojmë që vlera më e lartë e 1 Bitcoin këtë vit ishte më 8 nëntor kur vlera i shkoi deri në 67 mijë e 500 dollarë.

Mbetet të shihet si do të shkojë trendi i kësaj kriptovalute në vazhdim. /Shqip/

You may also like