Rritet numri i të infektuarve me Covid – Rexhepi kërkon të mos ketë mbyllje: Po dëmtohet ekonomia e shëndeti mendor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online shpreson që nuk do të ketë mbyllje sërish, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Sipas tij, mbylljet e njëpasnjëshme kanë
shkaktuar probleme në aspektin ekonomik dhe atë të shëndetit mendor.

Tutje, Rexhepi tha se mbyllja eventuale do të
ndikonte në rritjen e frikës dhe ankthit te qytetarët.

“Problemi me Covid është më së shumti i
theksuar për shkak të këtyre valëve që kanë qenë. Kemi një stres akumulativ që
ka qenë kohë pas kohe dhe është grumbulluar ai nivel i stresit. Nuk besoj që do
të ketë edhe një mbyllje sepse e kemi pasur dhe na ka kushtuar edhe në aspektin
ekonomik edhe në aspektin e shëndetit mendor. Do të raste e numra të mëdhenj,
por nuk duhet me u mbyll për t’u shfaqur një frikë me një intensitet shumë më
të lartë”.

“Në një anë është frika se nëse infektohem do të infektojë anëtarët e familjes tërë kohën është ai presion. Ne si Qendër e shëndetit mendor kemi bërë hulumtim me punëtorët shëndetësor sa ka qenë shkalla e djegies e punëtorëve që kanë qenë në luftë me Covidin dhe ka dalë se është Klinika e Anesteziologjisë sepse anesteziolog kanë qenë në kujdesin intensiv. Një e mirë është shkalla e rimarrjes së vetvetes dhe ka ndikuar si mbrojtës të punëtorëve shëndetësor”, tha Rexhepi, raporton EO.

You may also like