Rritet në 35 numri i viktimave gra e vajza të sulmit vetëvrasës në Kabul (fotot)

by admin
Spread the love

Numri i viktimave nga sulmi mizor vetëvrasës në një qendër arsimore dje në kryeqytetin afgan, ka arritur në 35, sipas misionit të OKB në vend, teksa shumica e viktimave ishin gra e vajza.

Të paktën 82 të tjerë u plagosën në sulmin e të premtes në qendrën e arsimit Kaj në Dasht-e-Barchi, ku strehohet kryesisht komuniteti Hazara në perëndim të Kabul, njoftonte misioni i OKB.

Po pasojat e sulmit janë shumë më të mëdha sesa numri viktimave, thanë autoritetet në Kabul.

“Shumica e viktimave ishin gra e vajza,” njoftonte sot misioni në një koment. “Të gjithë emrat e tyre do të dokumentohen do të kujtohen dhe drejtësia do të vendoset në vend.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në zonën e vajzave te institucionit, që ishin mbledhur për të studiuar mbi testimet e universitetit.

Familjare te nje vajze 19-vjecare te vrare ne sulmin e djeshem

Por deget vendase të ISIL (ISIS) kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në të kaluarën, duke përfshirë dhe një sulm vetëvrasës në një qendër mësimore në 2020 që vau 24 vetë.

Talibanët kanë ardhur në pushtet në vend pas tërheqjes së trupave të huaja.

Ngjarja e rëndë nxiti protesta të grave me pankarta “Stop genocidin e minoritetit Hazara, e të muslimanëve Shia”, teksa marshonin pranë vendit të tragjedisë në Dasht-e-Barchi, raportonte rrjeti AFP, por qe nuk konfirmoheshin nga Al Jaseera apo rrjete te tjera prezente.