Rritet çmimi i bulmetit, Jorida Tabaku del me deklaratën e jashtëzakonshme

by admin
Spread the love

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se shqiptarët punojnë për oligarkët dhe qeveritarët.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku reagon për rritjen e çmimit të bulmetit nga 1 gushti, teksa deklaron se qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ajo pyet se ku shkojnë këto të ardhura?!

Sipas Tabakut, më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre.

“Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione”, deklaron Tabaku.

You may also like