Rriten temperaturat, moterologia Lajda Porja zbulon ”çmenduritë” e motit

by admin
Spread the love

Gjatë ditëve të fundit Shqipëria ka përjetuar temperatura të larta dhe erëra të ngrohta, tipare këto të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja, ka thënë se këto temperatura janë anormale dhe fundjava do të ngjasojë me stinën e Verës.

Sipas saj, shkak i ditëve të ngrohta janë bërë rrymat jugore që kanë përfshirë Mesdheun. Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, ndërsa në zonat jugore era do të jetë e forta me shpejtësi rreth 60 km/h.

Deklarata e Porjas:

“Nuk është normale Nëntori, edhe pse në stinën e Vjeshtës ka pasur rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që njerëzit të dalin edhe me këmishë në fakt. Ndonëse jemi në muajin e fundit të Vjeshtës. Rrymat jugore tashmë kanë përfshirë një pjesë të mirë të Mesdheut duke ndikuar motin edhe në territorin shqiptar.

Pritet që dita e sotme të rezultojë me temperatura 28 gradë, janë krejtësisht anormale krahasuar me vlerat që duhet të shënohen në fakt, janë shumë të larta. Parashikoj që fundjava të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta ku do të jemi në vlerën 26-27 gradë.

Po ashtu edhe mëngjeset janë me temperatura relativisht 3 apo 4 gradë më të larta seç duhet të jenë. Përsa i përket motit, moti i kthjellët do të jetë dominant.

Parashikoj që vranësirat të jenë shumë pak të pranishme dhe kryesisht në zonat veri-veriperëndimore, në këto zona do ketë edhe reshje të izoluara dhe shumë të pakta. Ndërkohë pjesa tjetër mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.

Kryefjala janë temperaturat e larta, parametri i erës. Era në fakt edhe pse është e ngrohtë, duke qenë se është nga jugu, do ketë herë pas herë fuqizim të saj duke bërë që në zonat jugore të shkojë edhe 60 apo 65 km/h. Pra kemi një fundjavë tipike që i përshtatet Verës përsa i përket temperaturave duke qenë se janë vlera shumë të larta”, u shpreh meteorologia Lajda Porja.

You may also like