Rriten rastet e lisë së majmunit në Mbretërinë e Bashkuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rastet e lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur në 1076, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

Dr. Sophia Makki, drejtoreshë e incidenteve në UKHSA tha: Përhapja e lisë së majmunëve në MB vazhdon të rritet, me mbi një mijë raste të konfirmuara tani në mbarë vendin.

“Pritet që rastet të vazhdojnë të rriten më tej në ditët dhe javët në vijim. Nëse jeni duke marrë pjesë në ngjarje të mëdha gjatë verës ose jeni duke kryer marrëdhënie seksuale me partnerë të rinj, jini vigjilentë ndaj çdo simptome të lisë së majmunëve në mënyrë që të mund të testoheni shpejt dhe të ndihmoni në shmangien e transmetimit të infeksionit”, tha ajo.

Drejtori i UKHSA tha se aktualisht shumica e rasteve kanë qenë te meshkujt që janë homoseksualë apo biseksualë, sipas Sky News.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se kushdo që ka pasur kontakt të ngushtë me një individ me simptoma është gjithashtu në rrezik që të infektohet.

”Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni linë e majmunit, mos shkoni në ngjarje, mos u tako me miqtë dhe mos të keni kontakte seksuale”, tha mjekja.

Më shumë se 40 vende ku lija e majmunëve nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të sëmundjes virale pasi rastet e konfirmuara i kaluan 4300.

Lija e majmunëve, e cila përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe u gjet për herë të parë te majmunët, shfaqet kryesisht në Afrikën perëndimore dhe qendrore dhe rrallë përhapet diku tjetër.


Top Channel

You may also like