Rrihet një femër 23 vjeçare nga Ukraina nga një banor i Tetovës

by admin
Spread the love

Një shtetase e Ukrainës njëzet e tre vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, dje mbrëma (16-mars) në ora 22:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se dy orë më parë është sulmuar fizikisht para pallatit ku banonte në rrugën Vidoja Smilevski-Bato në Tetovë nga personi B.S.(41) nga Selca Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.


Lajme tjera nga Kronika e Zezë

Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë dje mbrëma (16-mars) rreth orës 23:30, në rrugën “Vëllrzërit Milladinovi” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.I.(22), L.F.(18) nga Çegrani i Gostivarit, një 16-vjeçar nga fshati Çajle e Gostivarit dhe 19-vjeçarin N.J nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Të katërt janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

……

Një dyzet e tetë vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (16-mars) në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 14 të këtij muaji rreth orës 10:00 në oborrin e shtëpisë së tyre të përbashkët, kunati i saj R.R (60) e ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj 56-vjeçar. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të akuzuarit do të pëtgaditet parashtresë përkatëse.

……

Dje (16-mars) në ora 07:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Kamnjan të Tetvës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me

targa regjistrimi të Tetovës, njëra tip “Volkswagen Passat” e drejtuar nga 45-vjeçari N.R. nga Kamnjani dhe tjetra “Seat Cordoba” e drejtuar nga B.S.(42) nga Siniçani i Tetovës, si dhe një autobus “Mercedes” me targa të tetovës, i parkuar nga R.F.(55) nga Kamnjani. Në këtë aksident drejtuesi i veturës “kordoba” B.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i tij i mitur, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

You may also like