Rri me mua gjatë spektaklit ‘DWTS’, më sjell edhe…

by admin
Spread the love

Marrëdhënia mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj vazhdon të jetë një nga lajmet kryesore të mediave rozë. Dyshja u ribashkuan pas thuajse një viti me njëri-tjetrin, teksa tashmë nuk ngurrojnë të publikojnë momente të veçanta me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi, e ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, në ‘Ëake Up‘, Bora Zemani ka treguar diçka më tepër lidhur me romancën e saj. Bora ka treguar se aktori është një nga mbështetësit kryesorë të saj në ‘Dancing With The Stars‘, duke qenë gjithmonë aty për të.

“Donaldi ka qenë aty për të më mbështetur siç shkoj edhe unë te emisioni i tij, pavarësisht se nuk ka pasur shumë fotografi për ta reklamuar këtë pjesë, ai është program me regjistrim ndoshta gjërat merren me qetësisht. Dancing që është live ka tjetër tension, tjetër emocion”, u shpreh ajo.

“Mua më duhet Donaldi shumë aty qoftë për një fjalë të mirë, qoftë duke u kujdesur qoftë edhe për të sjell ndonjëherë një shishe ujë kur ke nevojë. Çfarëdo që të ndodh i kthen sytë aty dhe ke njeriun tënd”, tha mes tjerash Zemani në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel.

You may also like